“Duhet të shënonim më shumë gola”, Lerda: Çështja Mala? Presidenti dhe drejtuesit ma bënë të qartë që …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 22:35

“Duhet të shënonim më shumë gola”, Lerda: Çështja Mala? Presidenti dhe drejtuesit ma bënë të qartë që …

Partizani mposhti Laçin me rezultatin 1-0 në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Ky triumf e ngjiti skuadrën e kuqe në kuotën e 25 pikë, teksa udhëheq me një diferencë +4 nga ndjekësit e Kukësit. Në prononcimin pas ndeshje për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri Lerda u shpreh i kënaqur për fitoren, teksa nuk nguroi të fliste për çështjen Mala.

franko lerda

Festimi i Asanit – Zërat vijnë nga jashtë. Asani dhe të gjithë të tjerët e dijnë shumë mirë se unë jam i kënaqur. E vlerësoj shumë këtë gjest të tij. Gjërat ndodhin aty për aty dhe më pas gjërat kthehen në normalitet.

Diferenca- Është kampionat i vështirë, nuk mendoj se llogaritë janë të mbyllura. Kishim një kundërshtar të vështirë, që vinte pas 4 fitoresh radhazi. I vetmi peng është që duhet të kishim shënuar më shumë gola. Gjithsesi jam i kënaqur.

Zëvendësimet- Përpara çdo ndeshje bëhen edhe taktikat për sa i përket zëvendësimeve. Asani më kërkoi zëvendësim, Melo nuk ishte mirë, Bitrin e futa se ka centimetra dhe na duhej për të larguar topat në ajër.

Mungesa e golit të sigurisë – Punojmë për këtë. Punojmë për të qenë të saktë përpara portës. Ne krijojmë raste. Mungon finalizimi. Duhet të përmirësohemi në aspektin teknik. Kam besim që gjërat do të përmirësohen në vijim.

Moduli taktik – Kemi bërë dhe ndeshje të tjera të mira, pavarësisht skemës, më shumë vlen principi për sa i përket lojës, se sa skema. Nuk jam i mendimit që duhet të zgjedhim vetëm 1 mënyrë loje. Më pëlqen të kem më shumë se një variant loje. Gjithçka varet nga gjendja e lojtarëve.

Çështja Mala – Është një zgjedhje e klubit. Presidenti Demi bashkë me drejtuesit më kanë bërë të qartë që Mala nuk është i gatshëm për t’u grumbulluar për çështjet e tyre. Në momentin që do më jepet OK Mala do të grumbullohet. Janë çështjet e klubit, është vendimi i drejtuesve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"