“Duhet të mësojmë nga dështimet”, Alban Bushi insiston te kualifikimi i U21 dhe citon Barak Obamën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 23:24

“Duhet të mësojmë nga dështimet”, Alban Bushi insiston te kualifikimi i U21 dhe citon Barak Obamën

Humbjet e njëpasnjëshme të Shqipërisë U21 ndaj Sllovenisë dhe Kosovës kanë bërë që të zbehet entuziazmi i krijuar rreth grupit kuqezi, për shanset që kishte që të siguronte vendin e dytë në grup dhe kualifikimin në play-off të Europianit të kësaj grupmoshe. Por trajneri Alban Bushi, mendon se Shqipëria ka ende shanse për kualifikimin.

bushi

Edhe pse kuqezinjtë në 4 ndeshjet e mbetura përballen dy herë me Anglinë ndërsa kanë edhe nga një takim me Republikën Çeke dhe Kosovën, ai në një postim në rrjetet sociale ka nxitur lojtarët e tij që të vazhdojnë të besojnë, duke i motivuar edhe me fjalët e ish-presidentit amerikan, Barak Obama.

POSTIMI I BUSHIT

“Nuk mund të lëmë që dështimet e mia, të tuat, të tonat të përcaktojnë jetën tonë. Duhet të mësojmë nga dështimet!!

Meritonim më shumë për atë që dhamë në fushë në të  dyja ndeshjet (Slloveni dhe Kosovë). Ne e pamë ndeshjen me Slloveninë,  ju e patë se sa shumë kishit luftuar dhe sa shumë gjëra të mira që kishit bërë,  por…. gabimet individuale që ne bëmë, kundërshtari na ndëshkoi…

Nuk ka futboll pa gabime sikurse nuk ka gol po nuk gaboi ndokush!

Ju keni zemër dhe luftuat! Nuk u dorëzuat për asnjë moment dhe kjo është më e rëndësishmja nga të gjitha. Fati nuk ishte me ne!

Për ndeshjen e djeshme kundrejt Kosovës, dua vetëm t’ ju falënderoj, sepse sakrifikuat, luftuat, shkuat përtej limiteve, pas një rraskapitjeje me Slloveninë, dhe përsëri fati nuk ishte me ne!

Ju do të vazhdoni të fitoni e të humbni sepse futbolli është i tillë, por nuk do të reshtni duke luftuar për të arritur qëllimet tuaja, ato që ju i keni vënë vetes, ato që ju i ëndërroni, ato që ju i doni. Unë kam shumë besim që do ia dilni sepse e meritoni.

Ne duhet të vazhdojmë të luajmë ndeshjet tona!

Asgjë nuk ka mbaruar!

Kualifikimin ne e ëndërrojmë akoma dhe do të luftojmë fort për të fituar ndeshjet e radhës.

Ne futbollistët nuk shquhemi për fjalë, por për zemër.

Sikurse ka thënë Barack Obama:

“Për aq kohë sa marrim frymë, ka ende shpresë’.

Unë jam me ju, dhe ne jemi një”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"