“Duhet të luajmë me të njëjtin mentalitet si para tre ditësh”, Brdariç: Kupa, rruga më e shkurtër për Europën? Kjo është një mundësi që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 11:34

“Duhet të luajmë me të njëjtin mentalitet si para tre ditësh”, Brdariç: Kupa, rruga më e shkurtër për Europën? Kjo është një mundësi që…

Vllaznia rikthehet të luajë ndaj Laçit pas 4 ditësh, kësaj rradhe në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në “Loro Boriçi”, pas atij barazimi pa gola në stadiumin e qytetit të Laçit. Në vigjilje të kësaj supersfide, përpara mediave në konferencën e zakonshme për shtyp përpara takimit, është shfaqur trajneri gjerman i shkodranëve Thomas Brdariç i cili analizon këtë duel:

Brdaric2

Sfida ndaj Laçit – “Jemi të gjithë të fokusuar për klubin tonë për ndeshjet e Kupës sepse është një objektiv që na intereson. Ne nesër luajmë për kualifikimin, lojtarët e mi janë të motivuar për të arritur në finale. Duhet të përballemi me ta me të njëjtën ego, është e vetmja mënyrë se si mund të përballesh me Laçin. Duhet grinte dhe agresivitete.  Strategjia që përdorëm në La֛ç ishte e duhura. Tani luajmë në “Loro Boriçi” dhe është një ambient ndryshe dhe fushë më e madhe. Duhet të bëjmë diçka më ndryshe dhe jemi përgatitur.”

Mungesat – “Do ta shohim në seancën e fundit kush do të jetë dhe kush jo. Lojtarët janë të motivuar dhe do të hedh në fushë ata që janë 100 për qind gati dhe që janë të aftë për të na dhënë fitoren.”

Kupa, rruga më e shkurtër për Europën – “Kjo është një mundësi për Europën. I kemi të gjitha mundësitë për të fituar dhe nuk do e lëmë këtë mundësi të na ikë. E kuptoj që në Shkodër është e rëndësishme të shkojmë në Europë dhe ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë, në Kupë dhe kampionat.”

Objektivi i nesërm – “Nesër hyjmë në fushë me mendimin për ta mbyllur për 90 minuta. Në ndeshje do shikohet, pasi luajmë me një ekip të fortë. Luajmë në shtëpi dhe kjo na jep më tepër motivim.

Penalltitë, Sherri kundër? – “Shoh ekipin tim dhe kemi mundësi të shënojmë. Duhet besim, i kemi cilësitë të shënojmë dhe të mbrohemi për të mos i lënë asgjë fatit në dorë. Do mundohemi ta mbyllim në mënyrën më të mirë. E di që Sherri ka luajtur këtu dhe rikthehet në Shkodër. Ai ka shumë presion mbi shpatulla, sepse përballet me ish-ekipin. Jam i bindur se do t’i shënojmë nesër.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"