Dueli ndaj Kastriotit, klubi i Partizanit njofton tifozët për çmimet e biletave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 11:48

Dueli ndaj Kastriotit, klubi i Partizanit njofton tifozët për çmimet e biletave

Partizani do të luajë ndeshjen e javës së 17-të në Kategorisë Superiore ndaj Kastriotit ditën e shtunë në orën 13:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. Klubi i kuq me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ka njoftuar tifozët se kanë dalë në shitje biletat e kësaj ndeshje. Biletat variojnë nga 300 lekë të reja në 1000 lekë të reja.

BI

NJOFTIMI I KLUBIT TË PARTIZANIT –

“NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE

⚽FK PARTIZANI – KS KASTRIOTI

?️ E SHTUNË 22 JANAR⏰ 13:45

?️Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:

?Biletat në Tribunat: A dhe B do të kushtojnë 1000 Lek (të reja)

?Biletat në Tribunat: C3, D, E, F dhe G3 do të kushtojnë 300 Lek (të reja)

?Tribuna qëndrore: A3, A4, B3, B4, B5, dhe sektorët e tribunave C3, D, E dhe F do të jenë në dispozicion të tifozerisë së kuqe?

?Tribunat qëndrore: A1, A2, B1, B2 dhe tribuna G3 do të jenë sektorët e rezervuar për tifozerinë mike

?Biletat mund ti siguroni duke filluar nga dita e premte pranë pikës së shitjes në stadiumin?️ “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndërsa të shtunën biletat mund ti gjeni edhe në sportelin pranë stadiumit?️ “Elbasan Arena” në Elbasan.

#PërjetMeTyPartizan?”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"