Dueli me Egnatian në Kupë, Tefik Osmani: Nuk i trembemi, Vllaznia lufton për të dy trofetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 12:44

Dueli me Egnatian në Kupë, Tefik Osmani: Nuk i trembemi, Vllaznia lufton për të dy trofetë

Vllaznia do të përballet me Egnatian në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Pas hedhjes së shortit, drejtori sportiv i kuqebluve Tefik Osmani dha një deklaratë për mediat.osmani

“Mendoj që të katërta skuadrat e kanë merituar që kanë ardhur deri këtu, ne do tja bëjmë hyzmetin çdo skuadra që do të na binte. Në këtë fazë nuk ka skuadra të lehta, do të japim maksimumin për të shkuar në finale. Vllaznia gjithmonë ka qenë për të dy trofetë, që kur është krijuar klubi. Unë për veten time se kam përmendur asnjëherë fjalën titull, euforia ka kohë që tek ne është me këmbë në tokë sepse kemi dhënë në çdo ndeshje maksimumin do të vazhdojmë të qëndrojmë kështu por nuk kemi siguruar asgjë. Kupa është ndryshe nga kampionati, takimi i parë do të jetë më i kujdesshëm nga të dyja skuadrat, ndeshja më e bukur për tu ndjekur do të jetë ajo e dyta. Nuk i trembemi dhe do të japim maksimumin. Ndeshja Tirana-Kukësi është shumë e fortë, ajo skuadër që nuk jep maksimumin 100% do të ketë probleme. Presidenti i Federatës ka ardhur pasi do të ndërtohen disa fusha, kryeministri për qytetin e Shkodrës. Ju lutem edhe njëherë mos ua hidhni djersën atyre djemve që po bëjnë maksimumin për atë qytet”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"