Dorëzimi i dy trofeve sezonal, FSHF-ja përgatitet për ceremoninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2020 | 13:59

Dorëzimi i dy trofeve sezonal, FSHF-ja përgatitet për ceremoninë

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka marrë masat për organizimin e ceremonisë së dorëzimit të trofeut të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.
pjimage
Në njoftimin në faqen zyrtare, FSHF-ja bën me dije se ceremonia e dorëzimit të trofeve do të jetë e veçantë, ndërsa takimi i Tiranës me Bylisin dhe finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhen pa tifozë.

Njoftimi i FSHF-së

 

Federata Shqiptare e Futbollit është duke përgatitur ceremonitë përmbyllëse të sezonit 2019/20. Një sezon i paprecedentë e që u ndërpre në fillim të muajit mars për shkak të shpalljes së pandemisë Covid-19, për të rifilluar pas shumë vështirësive më 3 qershor.

Federata ia doli mbanë që të garantonte zhvillimin e rregullt të ndeshjeve si edhe sigurinë shëndetësore të të gjithë pjesëmarrësve. Në përfundim të ndeshjes KF Tirana-KF Bylis, që luhet të mërkurën (29 korrik, ora 19:00) në stadiumin “Air Albania”, do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të titullit kampion, që këtë edicion u fitua nga klubi i Tiranës.

Ndërsa, më 2 gusht do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, KF Teuta-KF Tirana. Edhe kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 20:00. Duke qenë në kushtet e pandemisë, siç dihet ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve dhe ceremonitë e trofeve do të jenë disi të veçanta këtë herë.

Federata e Futbollit është kujdesur dhe ka marrë masa që fituesve të trofeve t’u rezervohet ceremoni sa më dinjitoze dhe të respektohen siç u takon, por njëkohësisht është fokusuar edhe te zbatimi i protokollit shëndetësor të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"