“Do e paguani shtrenjtë këtë”/ Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut zyrtarizohet si drejtor teknik i klubit italian ku të tmerrojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 23:05

“Do e paguani shtrenjtë këtë”/ Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut zyrtarizohet si drejtor teknik i klubit italian ku të tmerrojnë

Andrea Agostineli është zyrtarisht drejtori më i ri teknik i skuadrës së Livornos. Ish-trajneri i Partizanit dhe i Skënderbeut do të ketë përvojën e tij të parë si drejtor teknik në një ekip futbolli.

agostinelli

Lajmin e ka bërë zyrtare vetë klubi i Livornos ku deklaron ʺLivorno komunikon se detyrën e Drejtorit Teknik për sezonin 2020/21 i është besuar Andrea Agostinelit.

agostineli

Andrea Agostineli gjithmonë i lidhur me botën e futbollit, ish-lojtar në Serinë A dhe ka trajnuar shumë ekipe si: Ternana, Piaçenca, Napoli, Krotone, Salernitana, Partizani i Tiranës dhe Skënderbeu i Korçës.ʺ, shkruan Livorno në komunikatën e saj për shtyp.

agostineli partizani

Vlen për tu theksuar fakti se vetëm pak ditë më parë tifozët e ekipit të Livornos do të kërcënonin rëndë me tre kryqe dhe një kokë dërri të vendosur në fushë, atje ku mesazhi vinte qartë për drejtuesit: “Ju do paguani gjithçka, madje do paguani shtrenjtë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"