“Do të ketë dënime për bullizimin”, Çeferin kundër Murinjos: Po shkojnë larg, kundërshtohet çdo vendim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2023 | 15:15

“Do të ketë dënime për bullizimin”, Çeferin kundër Murinjos: Po shkojnë larg, kundërshtohet çdo vendim

Aleksandër Çeferin ka folur me tone të ashpra për sjelljen e Romës në finalen e Ligës së Europës, aty ku verdhekuqtë u mundën me penallti nga Sevilja.

ceferin

Murinjo priti arbitrin në parkingun e stadiumit duke e ofenduar, ndërkohë që tifozët e sulmuan në aeroport duke e goditur edhe me karrige. Të gjithë këto sjellje, Çeferin u shpreh se do të ndëshkohen ndërkohë që shtoi se po shkohet shumë larg me kundërshtime ndaj vendimeve të arbitrave.

“Duhet të jemi më të rreptë. Është bërë e padurueshme pasi ka presion të vazhdueshëm. Po diskutohet e kundërshtohet çdo vendim i arbitrave. Mendoj se po shkohet shumë lart. Arbitrat po bullizohen dhe për këtë do të kenë ndëshkime. Nuk kishim kohë të merreshim me të duke qenë se kishim shumë finale por ajo që mund të bëjmë, janë dënimet në një moment të dytë”, tha Çeferin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"