“Do të futemi për 3 pikë”, Ergys Peposhi: Teuta, gati të mposhtë Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2023 | 23:29

“Do të futemi për 3 pikë”, Ergys Peposhi: Teuta, gati të mposhtë Dinamon

Ndërprerja e kampionatit i ka shërbyer Teutës, synon të rikthehet te fitorja ndaj Dinamos, në ndeshjen që do të luhet të dielën në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

peposhi

Mesfushori Ergys Peposhi, në një intervistë për “Panorama Sport”, ka analizuar gjendjen e ekipit, ndërsa ka shprehur besimin e tij se do të marrin tri pikë.

Ergys, ndeshjen e ardhshme e luani kundër Dinamon. Çfarë prisni?

E dimë që është një kundërshtar i vështirë dhe ka treguar vlera, por ne do të bëjmë punën tonë duke kërkuar maksimumin e pikëve.

Mendoni se kjo periudhë pauze i ka vlejtur skuadrës?

Sa i përket aspektit fizik, mund të them se jemi shumë mirë, pasi ky pushim na shërbeu. Jemi duke u përgatitur mirë dhe të gjithë janë shumë të motivuar. Deri të dielën do të jemi gati, me shpresën dhe besimin për të arritur fitoren.

Tri pikët janë synimi i vetëm apo edhe barazimi ju kënaq me Dinamon?

Shpresoj se do të arrijmë atë që të gjithë presim nga ne, të marrim një fitore dhe të jemi të qetë në vazhdimësinë e kampionatit. Për mua kjo përballje është shumë e fortë. Normalisht që në do të futemi për tri pikë, por nëse në fund marrim një pikë, këtë do t’ia lëmë fushës. Edhe një pikë vlen, sepse jemi në fazën e parë ende, por unë jam i bindur se do të fitojmë.

Çfarë ka diçka më të mirë se vjet skuadra aktuale?

Mendoj se kemi më shumë konkurrencë dhe jemi më të kompletuar.

Keni pësuar shume gola, çfarë duhet të ndryshojë?

Mendoj se dimë të reagojmë dhe kjo është një shenjë që tregon se gjithçka do të përmirësohet rrugës.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"