Ditët pa futboll, rrëfehet portieri i Flamurtarit: Do dalim më të fortë nga karantina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 12:56

Ditët pa futboll, rrëfehet portieri i Flamurtarit: Do dalim më të fortë nga karantina

 

Shpëtim Moçka po i kalon në shtëpi si të gjithë këto ditë karantine. Në një intervistë për “Panorama Sport”, portieri i Flamurtarit thotë se po zbaton me përpikmëri rregullat, ndërsa shpreh bindjen se nga kjo situatë shqiptarët do të dalin më të fortë. Shtatlarti vlonjat tregon se si po stërvitet për të mbajtur trupin në formë, por edhe për shakatë që bën me shokët e skuadrës.

Mocka

Shpëtim, si po i kalon këto ditë. Je mërzitur?

Jam në shtëpinë time, si të gjithë shqiptarët. Nuk jemi mësuar me këto situata, por duhet të durojmë, të bëhemi të fortë dhe ta mundim këtë armik të rrezikshëm.

Sa e vështirë është për një lojtar të të qëndrojë mbyllur në shtëpi për ditë të tëra?

Shumë e vështirë është, pasi sportisti është mësuar të jetë tërë kohën aktiv. Por, shpresoj të ndryshoj sa më shpejtë kjo situatë.

Në këto momente më the se je duke përgatitur mëngjesin. Të pëlqen kuzhina dhe e bënë shpesh këtë gjë?

(qesh) Jam duke bërë mëngjesin, ndërsa për kuzhinën mendon mamaja ime. Nuk të lë të futesh në zanatin e saj.

Ti je portier dhe ndoshta e ke më pak problem se të tjerët për gjendjen fizike, por mos ndoshta ke frikë se merr shumë kile këtë periudhë?

Po është e vërtetë që pushimet do të ndikojnë si tek unë, por edhe te çdo futbollist për formën fizike. Por, unë kam bërë stërvitje në ato orare që lejohet të dalësh. Kam bërë vrapime, biçikletë, si dhe muskuj barku në shtëpi për të mbajtur trupin në formë.

Mocka Flamurtari

I mban kontaktet me shokët e skuadrës?

Po i mbajmë me të gjithë shokët kontaktet, pasi kemi grupin e ‘ëhats-app’. Bëjmë shaka me të gjithë, duke shpresuar që të kalojë sa më shpejtë dhe të mblidhemi përsëri të gjithë bashkë si më parë.

Sa do të ndikojë kjo ndërprerje në vijim te ju si futbollist në aspektin sportiv?

Patjetër që do të ndikojë, por më tepër te gjendja fizike. Gjjthsesi, kur të zgjidhet kjo situate, unë do të jemi gati në çdo moment.

Pasi situata të normalizohet, si mendon, kampionati duhet të rinis aty ku u ndërpre?

Nëse zgjidhet sa më shpejt kjo situatë, patjetër që të vazhdojë aty ku u la. Por nëse situata vazhdon të përkeqësohet duhet gjetur një zgjidhje tjetër, pasi futbolli kalon në plan të dytë kur flitet për jetë njerëzore.

Flamurtari Mocka

Flamurtarit duket se i janë shuar shanset për mbijetesë…

Siç e kemi pare, edhe nga tabela e klasifikimiy ekipet janë shkëputur. Është e vështirë, por ekipi ka bërë mjaft mirë këto javët e fundit dhe ka treguar që është rritur shumë. Ne duhet t’i bëjmë hyzmetin deri në fund.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"