Dita: Golat, për motrën dhe të dashurën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2016 | 13:30

Dita: Golat, për motrën dhe të dashurën

Mesfushori Bruno Dita nuk e fsheh gëzimin e dy golave që i dhënë skuadrës së tij tri pikë shumë të vyera. Sipas tij, kjo ishte një sfidë shumë delikate, por dhe e vështirë.dita

Këtë gjë e tregoi dhe takimi i luajtur në Durrës. “Morëm një fitore të vuajtur kundër një kundërshtari që luftoi fort, por ishim të motivuar për të marrë pikë.

E kishim vlerësuar skuadrën e Tërbunit dhe realisht zhvilloi një ndeshje të bukur, por fatmirësisht arritëm që të merrnim tri pikë që na japin shpresë drejt Kupave të Europës. Dy golat ua dedikoj pa dyshim motrës sime dhe të dashurës, uroj të kemi këtë ecuri dhe të ngjitemi sa më lart, pse jo, dhe të shënoj përsëri”, tha Dita.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"