“Dita e parë në Bernabeu është e paimagjinueshme”, Bellingam: Ançeloti trajner i veçantë, ja cilësia ime më e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2023 | 19:11

“Dita e parë në Bernabeu është e paimagjinueshme”, Bellingam: Ançeloti trajner i veçantë, ja cilësia ime më e madhe

Xhud Bellingam, një nga afrimet e Realit në merkaton e verës, ka dhënë një intervistë për “Realmadrid TV”, duke treguar emocionet e para si një lojtar i “los blancos”.

fdg

“Nuk kam qenë kurrë kaq krenar në jetën time. Është një moment i paharrueshëm. Kur i shikoj 14 trofetë e Ligës së Kampioneve, mendoj se dua të arrij më shumë dhe të shtoj historinë e këtij klubi. Kjo është arsyeja pse jam i lumtur që jam këtu. Cilësia ime më e madhe është se mund të bëj pak nga të gjitha. Është pasuria ime më e mirë dhe më lejon të luaj në shumë pozicione në mesfushë. Më pëlqen të dribloj dhe të fitoj duele, kjo është gjëja më e këndshme, por mendoj se pika ime e fortë është se mund të bëj pak nga çdo gjë”.

MËSIMI – “Është një nder të luash me këta lojtarë, të mësosh prej tyre dhe të shpresojmë të fitojmë së bashku. Unë do të jem si një sfungjer duke marrë më të mirën nga të gjithë këtu në Madrid”.

ANÇELOTI – “Ai është një trajner i veçantë. Arritjet e tij dhe trofetë që ka fituar flasin vetë. Çdo trajner dhe lojtar futbolli do t’iu tregonte se sa i mrekullueshëm është ai”.

DITA E PARË NË “BERNABEU” – “Është e vështirë të imagjinohet dita ime e parë. Do të jetë diçka ndryshe nga gjithçka tjetër. Unë kam qenë në Dortmund për tri vjet me një stadium dhe tifozë të jashtëzakonshëm, por mënyra se si e përjetoni ‘Bernabeun’ është e pabesueshme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"