Disfata ndaj Lituanisë, reagon Manaj: Jam jashtë mase i trishtuar, do përfundojmë të parët në grup nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 18:06

Disfata ndaj Lituanisë, reagon Manaj: Jam jashtë mase i trishtuar, do përfundojmë të parët në grup nëse…

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, duket ende i trishtuar për disfatën ndaj Lituanisë në “Air Albania” me rezultatin 0-1. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, sulmuesi lushnjar, shprehet se është momenti për reflektim, për të kuptuar gabimet në mënyrë që mund t’i korrigjojnë ato.

Manaj_Rey_run_w_ball_chall_@_AlbaniaLithuania_sep2020

Manaj është i sigurt se nëse japin maksimumin do të përfundojnë të parët në grup. Ai gjithashtu shpreson që tifozët të jenë të pranishëm në stadium për t’iu dhënë energjinë dhe mbështetjen e nevojshme.

STATUSI I REI MANAJT:

Jam jashte mase i trishtuar për mosmarrjen e tre pikëve. Sidoqoftë, mendoj se është e drejtë të reflektojmë dhe të kuptojmë se ku kemi bërë gabime në mënyrë që t’i korrigjojmë ato në ndeshjet e ardhshme. Jam i sigurt që nëse do japim maksimumin tonë duke bërë mirë ne fushë, do të përfundojmë të parët në grup! Gjithashtu shpresojë që tifozët tanë të jenë të pranishëm në stadium për të na dhënë energjinë dhe mbështetjen e nevojshme.

mANAJ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"