Disa lojtarë në provë te Korabi, njëri prej tyre shënon në fitoren ndaj Shënkollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2017 | 19:45

Disa lojtarë në provë te Korabi, njëri prej tyre shënon në fitoren ndaj Shënkollit

Ditën e sotme në kompleksin “Internacional” në Pezë skuadra e Korabit ka zhvilluar miqësoren e radhës ndaj ekipit të Shënkollit që luan në Kategorinë e Parë. Dibranët e drejtuar nga Gerd Haxhiu kanë fituar me rezultatin 2-1 falë golave të shënuar nga Mehmetoviç, njëri prej futbollistëve në provë, dhe Prençi në minutat 55 dhe 73 përkatësisht. Për më tepër, kapiteni Sokol Mziu humbi një penallti në minutën e 33-të.

korabi

Në radhët e Korabit vazhdojnë të jenë në provë disa futbollistë për të cilët stafi teknik po bën vlerësimet e duhura dhe do të marrë së shpejti një vendim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"