Dinamo ka ndërruar “marsh”, momenti për të lënë vendin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2020 | 12:37

Dinamo ka ndërruar “marsh”, momenti për të lënë vendin e fundit

Të dielën Dinamoja mund të mos jetë më në vend të fundit të Grupit A, ku qëndron thuajse gjatë gjithë këtij kampionati. Blutë presin Korabin në Pezë-Helmës, ndërsa Tërbuni dhe Veleçiku, dy rivalët e tyre në garën për mbijetesën në Kategorinë e Parë, përplasen mes tyre në Pukë. 

DINAMO

Një fitore e mundshme do të thotë largim nga zona “frigoriferike” për skuadrën e drejtuar nga trajneri Fabricio Karamata dhe janë të gjitha mundësitë të ndodhë kështu. Dinamoja vjen në këtë ndeshje me një gjendje të mirë psikologjike, pas fitores me Erzenin në Shijak. Në 2 ndeshjet e para të këtij viti kryeqytetasit kanë marrë 4 pikë dhe janë ngjitur në kuotën e 8 pikëve, 1 më pak se Veleçiku dhe 2 më pak se Tërbuni.

Gjendja e skuadrës është mjaft e mirë, kontingjenti është i plotë dhe loja po vjen duke u përmirësuar nga ndeshja në ndeshje, pasi janë afruar shumë lojtarë gjatë merkatos së dimrit dhe ata duan pak kohë. Shenjat pozitive janë dhënë dhe tashmë Dinamoja duket qartë se ka ndërruar marsh. Ndeshja me Korabin ka një rëndësi të veçantë dhe blutë nuk mund ta humbin shansin për t’u çliruar nga vendi i fundit i renditjes.

S.Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"