Dinamo aktive në merkato, i “rrëmben” Besës mesfushorin afrikan. Priten edhe dy sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 12:24

Dinamo aktive në merkato, i “rrëmben” Besës mesfushorin afrikan. Priten edhe dy sulmues

Në kohë merkatoje, një lojtar mund të stërvitet sot me një ekip, nesër mund ta shohim diku tjetër. Ndodh rëndom, sidomos në vendin tonë, ku ka probleme nga më të ndryshmet, për t’i bërë gjërat si duhet dhe në formë zyrtare. Isiaga Kamara, mesfushori afrikan që u la i lirë nga Besëlidhja, u prezantua si një nga afrimet e para të Besës, por jo zyrtarisht. 

kABARA

Tashmë lojtari në fjalë është më pranë Dinamos, ekipit kryeqytetas që është mjaft aktiv në këtë merkato dimri, duke kërkuar lojtarë me përvojë. Gazeta mëson se Kamara ka pasur kontakte dy ditët e fundit me drejtuesit e Dinamos dhe është gati të firmosë për ta për pjesën e mbetur të sezonit. Situata në fakt është pak kaotike, pasi edhe në Kavajë pohojnë se ai është stërvitur me Besën. Një situatë e ngjashme për kavajasit, si në rastin e mesfushorit durrsak Orjan Xhemalaj, i cili u fol si përforcim i parë i tyre, por në fund zgjodhi të kthehet tek Erzeni.

DINAMO

Dinamo ka nevojë të përforcojë mesfushën dhe Isiaga Kamara është një lojtar që do t’u vlente bluve, ndaj dhe po mendojnë t’i ofrojnë një kontratë ish-lojtarit të Besëlidhjes, pasi ai tashmë e njeh mirë futbollin shqiptar. Po ashtu, bluve u është propozuar edhe mesfushori-sulmues Oumar Turad Kamara, i cili ishte i huazuar nga Besëlidhja te Kukësi në gjysmën e parë të sezonit, por nuk mundi të luante. Për këtë të fundit nuk duket se ka shumë interes nga drejtuesit e Dinamos, ndërsa Kamara pritet të bëhet afrimi i radhës, pas Kukës, Zulyftarit, italianit Dovidio dhe Kolgegës.

 TË TJERËT – Një pistë e hapur për merkaton e Dinamos mbetet ajo e mbrojtësit Xhuljan Turhani, për të cilin vazhdojnë bisedimet, ndërsa pika më delikate është sulmi. Alternativat nga tregu vendës janë të pakta, sa u takon sulmuesve dhe me shumë mundësi zgjidhja për blutë do të vijë nga jashtë vendit. Këto ditë pritet që me ekipin kryeqytetas të bashkohen dy sulmues, që do të vijnë nga jashtë.

FATJON RUPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"