Dhunimi i Agim Ademit, policia e Kosovës konfirmon ngjarjen: Jemi njoftuar për një sulm fizik, personi ka lëndime…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 13:30

Dhunimi i Agim Ademit, policia e Kosovës konfirmon ngjarjen: Jemi njoftuar për një sulm fizik, personi ka lëndime…

Lajmi për dhunimin e presidentit të FFK-së, Agim Ademi tronditi mbarë opinioni pasi një rast i tillë i paprecedent është i patolerueshëm në sport.

pjimage (44)

Mbi ngjarjen, ka reaguar dhe policia e Kosovës e cila konfirmon lajmin, por nuk jep detaje të tjera mbi ngjarjen.

‘’Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, është shprehur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti në një intervistë për Gazetën Express.

Ademi prej ditësh është në kërkim të një trajneri të ri për Kosovën, pas shkarkimit të zviceranit Bernard Shaland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"