Dhuna te moshat, replikojnë trajnerët e KF Shkodrës: Devolli deformon realitetin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 10:36

Dhuna te moshat, replikojnë trajnerët e KF Shkodrës: Devolli deformon realitetin!

KF Shkodra ka reaguar pas akuzave të trajnerit të Tiranës U-19, Bledar Devolli, lidhur me incidentet e ndodhura në ndeshjen e datës 31 tetor në kompleksin “Zmijani”. Taip dhe Rudi Piraniqi, në një deklaratë të përbashkët, kanë treguar atë që, sipas tyre, është e vërteta.

taip piraniqi rudi piraniqi

“Trajneri i Tiranës ka deformuar krejtësisht realitetin e ngjarjes dhe kjo ka arsyet e veta. Para ndeshjes çdo gjë ishte OK, si prezenca e policisë, ambulanca dhe mjeku, që vlerësohet edhe nga delegati i ndeshjes.

Ne e quajmë një ndeshje të drejtuar me kompetencë nga arbitrat dhe nuk kishte ndikim në rezultat, pavarësisht se humbëm. Nëse flitet për disiplinë, edukatë, sjellje korrekte të lojtarëve në fushë, janë tregues vetëm një karton i verdhë për lojtarët tanë kundër katër të Tiranës.

Portieri i Tiranës gjatë gjithë lojës ka qenë provokues dhe duke përdorur shprehje ofenduese, bashke me një lojtar tjetër. Devolli deformon realitetin, pasi ai ishte shkaktari kryesor i çdo gjëje që ndodhi në përfundim të ndeshjes.

Ai provokoi stolin e Shkodrës dhe stafin, duke iu drejtuar me fjalë fyese dhe qëndrime të përsëritura nga ana e tij.

Devolli që flet për porositë që u jep lojtarëve para ndeshjes, ose nuk janë të vërteta, ose nuk e pyesin futbollistët.

Kartonët e marrë nga lojtarët, sjellja e portierit dhe e një lojtari me provokime e fjalë fyese, reagimi i lojtarëve pas çdo faulli që jepej ndaj tyre janë treguesi më i saktë për ato që deklaron.

Me mbarimin e pjesës së parë, Devolli është afruar në drejtim të personave që ishin duke ndjekur ndeshjen, prindër të futbollistëve të Shkodrës, por edhe prindër të futbollistëve të Tiranës.

Ai i është drejtuar njërit prej tyre që nuk ishte prind i asnjë lojtari tonë dhe e ka fyer. Pas ndeshjes, ky person është kacafytur me Devollin.

Ne si klub dënojmë veprimin e personit që është kacafytur me Devollin, por veprimet dhe qëndrimet e Devollit janë të papranueshme si ndaj personave që ishin duke ndjekur ndeshjen”, citohej në reagimin e Shkodrës pas akuzave që bëri trajneri i Tiranës U-19 një ditë më parë.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Skandal te moshat/ Goditen trajneri dhe lojtarët e Tiranës U-19, Devolli: Na u rrezikua jeta në Shkodër

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"