“Dhimbje koke” për Brdariç, dëmtohet lojtari i Vllaznisë dhe është në dyshim për sfidën ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2021 | 13:37

“Dhimbje koke” për Brdariç, dëmtohet lojtari i Vllaznisë dhe është në dyshim për sfidën ndaj Laçit

Mbrojtësi i majtë, Darko Bulatoviç, është dëmtuar në stërvitjen e fundit të ekipit kuqeblu.

VLLAZNIA BULATOVIC

Ai mësohet të ketë pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë.

Një dëmtim që me shumë gjasa mund t’i humbasë atij edhe përballjen e parë të sezonit atë ndaj Laçit.

Bulatoviç përpara se të transferohet tek shkodranët e Vllaznisë ka qenë pjesë e Sutjeska Nikshiq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"