Devolli miqësore me Erzenin, Nica bën gati listën e largimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2019 | 16:50

Devolli miqësore me Erzenin, Nica bën gati listën e largimeve

Devolli humbi në miqësoren me ekipin e dytë të Skënderbeut ditën e diel, ku shënoi braziliani Davi Ferari, i cili është në provë.

Devolli56

Trajneri Nica aktivizoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion dhe është gati për të bërë seleksionimin përfundimtar të tyre. Për në fundjavë ai ka parashikuar të zhvillojë një takim tjetër testues me ekipin e Erzenit, që po stërvitet në qytetin e Pogradecit aktualisht.

Nuk është vendosur ku do të zhvillohet kjo miqësore, por me shumë mundësi në stadiumin e Devollit, ku tifozët janë për rekord, edhe pse bëhet fjalë për ndeshje testuese. Pas kësaj ndeshjeje, trajneri Nica do të marrë vendimin për listën e lojtarëve që do të federohen me Devollin.

Thanas Çeva

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"