E quan Halilin baba, Kobina: Ju tregoj pse vendosa të largohem nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 23:45

E quan Halilin baba, Kobina: Ju tregoj pse vendosa të largohem nga Tirana

Uinful Kobina braktisi Tiranën për ekipin Kleopatra në Egjipt. Ish-lojtari i bardhebluve ka fluturuar dje në Egjipt dhe ka firmosur me skuadrën nga Giza. Ekipi i sapo ngjitur në Kategorinë Superiore të Egjiptit, Ceramica Kleopatra FC, ka blerë kartonin e lojtarit të Tiranës. Lojtari, i cili ka edhe pasaportën shqiptare, ka kaluar dje vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën me klubin e tij të ri. Ganezi e ka mbyllur aventurën me bardheblutë pas dy viteve te Tirana.

kobina

Nuk mund të mungonte edhe një postim për Tiranën pas largimit. Kobina nëpërmjet faqes së tij në Instagram, i ka falënderuar të gjithë, teksa shton se ishte i detyruar të largohej nga bardheblutë, për shkak të presionit të kohëve të fundit. Megjithatë në postimin e tij, ganezi shkruan se kjo nuk është një lamtumirë, pasi dëshira e tij është të rikthehet përsëri te bardheblutë në të ardhmen. Ndërkohë që në postimin e tij, bie në sy, që nërkohë që falënderon presidnetin e Tiranës, Refik Halili, e quan atë edhe një baba.

Postimi i Kobina:

“Kam firmosur një marrëveshje të rëndësishme për karrierën time dhe po marr këtë moment të hidhur t’ju njoftoj largimin tim nga Tirana, nga një ekip që më ka dhënë shumë, një shtëpi larg shtëpisë time. Për shkak të presionit që po ndjeja kohët e fundit, vendosa të largohem dhe të rritem profesionalisht diku tjetër. Unë i jam gjithmonë mirënjohës Tiranës dhe drejtuesve, të cilët i dhanë përparësi mirëqenies time dhe i falënderoj për kujtimet e një sezoni të shkëlqyer, si ai që lamë pas.

Kjo nuk është një lamtumirë. Dëshira ime është të kthehem pas dhe ta mbyll karrierën te Tirana. Deri atëherë, u dërgoj dashuri fansave të mi bardheblu, gjithashtu edhe Goldit, Edit, Inës dhe të gjithë njerëzve specialë te Tirona.

Vlerësimi më i madh shkon për presidentin e klubit, Refik Halili. Fjalët nuk mund të shpjegojnë llojin e dashurisë që kam për ju, babi. Zoti ju bekoftë dhe qoftë një familje e madhe dhe e lumtur… Deri herën tjetër… Forca Tirona”

ccc

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"