Derbi i nxehtë i juglindjes, Maliqi i dërgon shkresë zyrtare FSHF-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2019 | 11:22

Derbi i nxehtë i juglindjes, Maliqi i dërgon shkresë zyrtare FSHF-së

Kategoria e Dytë do të kulmojë këtë fundjavë me derbin e Grupit B mes Maliqit dhe Devollit. Të dy skuadrat synojnë ngjitjen në të Parën, teksa pritet një interesim i jashtëzakonshëm i tifozëve.

Maliqi-Devolli

Nisur nga ky fakt, klubi i Maliqit, që është edhe pritësi, i ka dërguar një shkresë zyrtare FSHF-së ku kërkohet zbatimi i Nenit 16-të të rregullores, duke vënë në dispozicion të ekipit mik 5% të kapacitetit të stadiumit.

Maliqi-Devolli (1)

Maliqarët kërkojnë nga FSHF që të njoftohet delegati i ndeshjes dhe klubi mik për të marrë masat e nevojshme me qëllim që mos krijohet konfuzion para fillimit të ndeshjes.

Kujtojmë që në 15 javë kampionat Maliqi ka arritur të sigurojë 34 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 3-të, ndërkohë që Devolli mban vendin e 2-të me 3 pikë më shumë. Kjo përballje pritet të jetë vendimtare në objektivat e të dyja skuadrave.

Maliqi shkresa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"