Dënimi i Lamçjes me 6 ndeshje, reagon Luftëtari: SKANDAL! Vazhdon sulmi ndaj nesh (VIDEO)

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Maj 19, 2017 | 23:13

Dënimi i Lamçjes me 6 ndeshje, reagon Luftëtari: SKANDAL! Vazhdon sulmi ndaj nesh (VIDEO)

Pas vendimit të Komisionit të Disiplinës për dënimin e futbollistit të Luftëtarit Eri Lamçja me 6 ndeshje pezullim, ka reaguar klubi gjirokastrit duke e cilësuar diçka të tillë si vazhdim të sulmit nga tyre. Ata kanë publikuar një video në faqen zyrtare në Facebook dhe thonë se do ta apelojnë vendimin pasi falë kësaj videoje provohet që janë provokuar nga stafi i Teutës.

luftetari

Reagimi i Luftëtarit

luftetari

Postimi i Luftëtarit në Facebook

“SKANDAL!!! Tani njoftohemi nga FShF se futbollisti yne Eri Lamcja eshte denuar me gjashte ndeshje pezullim per sulm ndaj kundershtarit. Sulmi ndaj Luftetarit vazhdon. Klubi yne do te apeloje edhe me pamje filmike kete rast per te publikuar faktin e pakundershtueshem se lojtaret tane jane provokuar dhe fyer nga stafi i KF Teuta.”





www.minuta90.com