Dëmtohet Valdet Rama

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2014 | 13:40

Dëmtohet Valdet Rama

Valdet RamaValdet Rama luajti vetëm një pjesë loje në humbjen 2-1 të Mynih 1860 në derbi ndaj Nyrenbergut, luajtur mbrëmjen e së hënës. Në pamje të parë u pa si një lëvizje taktike, ose si një zëvendësim për shkak të lojës së dobët të lojtarit shqiptar, por një ditë më vonë është trajneri i Mynihut që saktëson se Rama pat marrë një goditje gjatë pjesës së parë dhe në pushim të takimit u zëvendësua me qëllim që të mos rrezikohej më shumë. Sipas të dhënave të para, nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz, por klubi ka dashur që në asnjë rast të mos rrezikojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"