Dëmtimet prishin planet e trajnerit Daja, Partizani me 2 mungesa të rëndësishme ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 9:48

Dëmtimet prishin planet e trajnerit Daja, Partizani me 2 mungesa të rëndësishme ndaj Laçit

Jo gjithçka po shkon mbarë te Partizani… Edhe pse rezultat në këtë vit 2021 kanë qenë shumë të mira për trajnerin Daja dhe skuadrën e tij, problemet jashtë fushave nuk mungojnë. Pezullimet kanë qenë të shumta nga kartonët, ndërsa edhe dëmtimet nuk kanë mbetur pas. Dy lojtarët e fundit që kanë pësuar dëmtim ndaj Kukësit, janë Stenio Zhunior dhe Valentino Murataj.

Ilir Daja

Të dy këta futbollistë kanë kryer vizitat ditën e djeshme dhe kanë rezultuar të dëmtuar. Si sulmuesi Zhunior, ashtu dhe mesfushori Murataj nuk do të jenë të gatshëm për sfidën kundër Laçit, që do të luhet në “Elbasan Arena” ditën e shtunë.

Murataj

DËMTIMET – Zhunior luajti vetëm 26 minuta kundër Kukësit, duke u zëvendësuar i dëmtuar. Ndërsa Murataj kompletoi të gjithë 90 minutat, por ka shtrënguar dhëmbët, për të mos u zëvendësuar dhe për të ndihmuar skuadrën e tij.

zhunior stenio

Si Zhunior, ashtu dhe Murataj, do të mungojnë për shtatë ditë, pasi kanë pësuar tërheqje muskulore të gradës së parë. Sfidën kundër Laçit e kanë humbur, ndërsa trajneri Daja shpreson t’i ketë të gatshëm për sfidën e mes-javës ndaj Apolonisë, që do të luhet në transfertë.

FORMACIONI – Si Murataj, ashtu dhe Zhunior kanë qenë titullarë në formacionin e Ilir Dajës në ndeshjet e fundit. Madje, të dy futbollistët kanë gjetur edhe golat e parë si lojtarë të “demave”. Zhunior shënoi në fitoren 0-3 kundër Kastriotit, ndërsa Murataj në sfidën e fundit ndaj Kukësit, gol që u komentua gjatë për mënyrën se si u shënua. Me mungesën e dy titullarëve, trajneri Daja duhet t’i bëjë llogaritë ndryshe.

Në vend të Zhunior në majë të sulmit, pritet të aktivizohet Çinari, ndërsa Melo dhe Hasani janë në balotazh për një vend titullari në të majtë të sulmit. Ndërsa mungesën e Murataj, Daja pritet ta zgjidhë kështu: Idrizaj mund të rikthehet në formacionin shartues si mbrojtës i majtë, me Esat Malën që pritet të rikthehet në mesfushë, për të mbuluar hapësirën e lënë bosh nga Murataj.

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"