Dëmtimet e penguan të bënte hapin e madh në karrierë, mesfushori i Kombëtares drejt transferimit te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 23:43

Dëmtimet e penguan të bënte hapin e madh në karrierë, mesfushori i Kombëtares drejt transferimit te skuadra e…

U shpresua se para 3 sezonesh kur luante me Breshan në Serinë A, do të bënte hapin e madh në karrierë, por duket e dëmtimet e shumta, u bënë një armik për mesfushorin e Kombëtares, Emanuele Ndoji, i cili së fundmi po mendon të ndryshojë edhe skuadrën.

ndoj-667x430

Sipas mediave italiane, skuadra e Peruxhas ka shfaqur interes për shërbimet e Ndojit, teksa mesfushori 25-vjeçar mund të nisë një eksperiencë të re tek Peruxha.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka humbur vendin e titullarit te Bresha, e cila drejtohet nga Filipo Inzagit dhe kjo për shkak të lëndimeve që e shoqëruar këtë sezon. Transferimi te Peruxha, mund të ishte një rinisje ideale për mesfushorin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"