Debutoi ndaj San Marinos, Mario Mitaj hyn në historinë e Kombëtares. Ja arsyeja e vërtetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2021 | 23:59

Debutoi ndaj San Marinos, Mario Mitaj hyn në historinë e Kombëtares. Ja arsyeja e vërtetë

Mario Mitaj luajti dje ndeshjen e tij të parë me Kombëtaren e Shqipërisë, duke shuar kështu çdo dëshirë dhe mundësi të helenëve për të rrëmbyer talentin shqiptar. Lojtari i AEK-ut u hodh dje në fushë ndaj San Marinos, duke bërë debutimin zyrtar me fanellën kuqezi.

Mitaj6

Më herët, nën drejtimin e trajnerit Reja, një tjetër i ri ka bërë debutimin me Shqipërinë, dhe ai është qendërmbrojtësi Ramen Çepele. Mirëpo, ky i fundit mbetet ende rekordmen për nga mosha, pasi për Mitajn, vetëm 2 ditë ia djegin mundësinë për të qenë djaloshi më i ri që vesh fanellën e Kombëtares shqiptare.

Teksa të dy kanë luajtur në moshën 17-vjeçare, për Mitajn dita e djeshme datonte 17 vite e 237 ditë, ndërsa Çepele ka luajtur 17 vite e 235 ditë. Dy djaloshët lënë pas vetes emra si Iljaz Çeço, Blendi Nallbani etj.

TAB

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"