Dean Liço mban peng formacionin, ka dilema edhe në sulm/ Ja situata në kampin korçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 20:45

Dean Liço mban peng formacionin, ka dilema edhe në sulm/ Ja situata në kampin korçar

Skënderbeu vijon të ketë telashe njëra pas tjetrës dhe në ndeshjen më kryesore të kampionatit për këtë fazë vazhdojnë pasiguritë dhe “dhimbjet e kokës”.

skenderbeu stervitja

Korçarët janë në një dilemë të madhe që quhet Dean Liço. Mesfushori i Skënderbeut, kapiten në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Egnatias ka lënë seancën stërvitore në mes pasi ka ndjerë një shqetësim muskular në kofshën e djathtë. Gjithë meraku i drejtuesve dhe stafit teknik të korçarëve qëndron te fakti se mund të bëhet fjalë për një tërheqje muskulare, problem ky, që mund të rëndojë shumë situatën në kampin bardhekuq.

Menjëherë, stafi ka kërkuar të kryhen ekzaminimet e nevojshme dhe ditën e djeshme fantazisti korçar e ka kaluar vetëm me terapi. Do të jenë kontrollet më të detajuara ato që do të tregojnë shkallën e dëmtimit dhe nëse Liço do të jetë në fushë normalisht apo jo për këtë takim.

Nga ana e tij, trajneri Gvozdenoviç është duke pritur fjalën e mjekëve teksa është i bindur që edhe nëse Liço rikuperohet në momentin e fundit të rikthehet në fushë nga minuta e parë me Dinamon, kjo edhe për atë se në një ndeshje kaq të rëndësishme prania e Liços përbën një siguri më shumë për bardhekuqtë.

Nga ana tjetër Erlis Frashëri ka lënë pas virozën dhe do të jetë me ekipin në dispozicion të kësaj ndeshjeje. Por mungesat janë të mëdha për Skënderbeun. Kjo edhe për atë se si Ramos ashtu edhe Rabiu do të jenë të pezulluar për shkak të plotësimit të numrit të kartonave të verdhë.

FORMACIONI: Duke pasur parasysh nevojën për rezultat maksimal dhe mbi të gjitha mungesat, formacioni i Skënderbeut për këtë takim ndaj Dinamos është thuajse i diktuar. Numri një i pankinës bardhekuqe duket se është i detyruar që të heqë dorë nga skema 4-2-3-1 dhe do të mbështetet te një 4-3-3 i thjeshtë duke ndërtuar kështu një ekip agresiv në sulm dhe ofensiv mbi të gjitha.

Kështu që duket e pashmangshme që nga porta ta nisë Marko Alia për të kaluar më pas në mbrojtjen me katër lojtarë të përbërë nga Frashëri dhe Shaqe në krahët dhe Randi me Prençin në mbrojtje me ganezin që le mesin e fushës për tu bashkuar në qendër të prapavijës.

formacioni

Edhe në mesfushë zgjedhjet janë të limituara për shkak të mungesave dhe spostimeve të lojtarëve në pozicion ndaj Pecani dhe Juri do të jenë titullarë në pritje të rikuperimit të mundshëm të Liços, në të kundërt Frenklin do të jetë gati për atë pozicion pas vijës sulmuese. Në treshen e sulmit, Rashica është i sigurt teksa Nikaj, Lika dhe Uçe do të luftojnë për fanelën e titullarit.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"