De Biazi i thur elozhe Sadikut, bomberi: Do të kemi sukses, me Kombëtaren ndjej diçka të veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2018 | 14:05

De Biazi i thur elozhe Sadikut, bomberi: Do të kemi sukses, me Kombëtaren ndjej diçka të veçantë

Në një lidhje telefonike me studion e “Supersport”, bomberi i Kombëtares, Armando Sadiku, ndau mendimin e tij, në lidhje me shortin e Ligës së Kombeve.

Sadiku De Biazi

“Çdo ekip është i vështirë. Nuk ka ekipe të lehta dhe të forta. Në qoftë se do t’i marrim seriozisht ndeshjet siç bëmë ndaj Izraelit dhe me Turqinë, do të kemi sukses.”

Në këtë bisedë telefoni me Sadikun u përfshi edhe Xhani De Biazi i cili deklaroi: “Është e vështirë për ta thënë se kujt mund t’i shënojë Sadiku, por ndoshta me Izraelin, sepse e njeh mirë. I duhet vetëm të përsërisë ndeshjen që ka bërë në Izrael. Ajo qe ka më shumë rëndësi është se Sadiku është i vendosur mirë dhe me shumë dëshirë.

E ka si lëkurë të dytë fanellën e përfaqësueses. Në fushë ka dhënë gjithmonë 110 %. Mua më ka pëlqyer gjithmonë. Është një djalë që ka gjithë kohën përpara për t’i dhënë një dorë të madhe, Kombëtares shqiptare”, u shpreh De Biazi.

“I falënderoj të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme. Nuk e kthej kokën prapa për të parë atë që kam bërë. Unë shikoj gjithmonë përpara dhe shpresoj të vazhdojë të shënojë sa më shumë gola. Sa herë vesh uniformën kuqezi ndjej diçka shumë të veçantë që nuk mund ta përshkruaj dot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"