Dashuria për futbollin, merr jetë kampionati i amatorëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2019 | 10:26

Dashuria për futbollin, merr jetë kampionati i amatorëve

Në kompleksin sportiv “Football Republic” në kryeqytet prej disa javësh ka startuar kampionati amator i futbollit të Tiranës. 

Organizatori

Një aktivitet mjaft i bukur ku marrin pjesë 24 skuadra të ndara në dy grupe. Deri tani janë zhvilluar pesë javët e para, ku kemi pasur ndeshje mjaft të bukura dhe me shumë rivalitet. Prestige dhe ATS janë dy ekipet që po dominojnë në këtë start sezoni, ku kryesojnë në grupet përkatëse me nga 5 fitore secila.

Organizatori i këtij kompeticioni Jurgen Demneri, nëpërmjet një interviste për gazetën “Panorama Sport” rrëfen detaje rreth këtij aktiviteti mjaft interesant, që po zhvillohet në periferi të Tiranës.

Jurgen, na tregoni diçka më tepër për këtë kampionat që ju keni organizuar? 

Bëhet fjalë për kampionatin amator të futbollit. Ndeshjet luhen 9 lojtarë kundër 9, ku çdo ekip është i përbërë nga 20 lojtarë të federuar. Çdo skuadre i lejohet të bëjë 5 zëvendësime, ndërsa ndeshjet zgjasin 1 orë (30 minuta secila pjesë me 7 minuta pushim).

KAMPIONATI I AMATOREVE

Në këtë kampionat janë pjesëmarrëse 24 ekipe të ndara në dy Grupe A dhe B. Tetë vendet do të zhvillojnë ndeshje “play off” me njëra-tjetrën, me sistem vajtje-ardhje. Aktualisht kanë përfunduar takimet e javës së pestë, ku në Grupin A kryeson skuadra ATS ndërsa në Grupin B është Prestige që udhëheq me 5 fitore.

Si është ecuria e kampionatit? Çfarë ju ka bërë përshtypje në këto javë të para?

Kemi vënë re një kërkesë mjaft të lartë nga ekipet për të marrë pjesë në këtë kampionat. Njerëzit e adhurojnë futbollin dhe mund të them se jemi një nga shtetet duke iu referuar numrit të popullsisë, me dashurinë më të madhe për futbollin.

Demneri Jurgen

Është një kampionat ku kemi lojtarë nga të gjitha grupmoshat dhe kryesorja është që nuk kemi asnjë profesionist në këtë aktivitet. Të gjithë lojtarët janë ose ish-profesionistë ose amatorë, pasi rregulli kryesor është që në këtë event nuk duhet të ketë asnjë lojtar profesionit.

KAMPIONATI AMATOR

Aktivitete të tilla shpeshherë prodhojnë edhe incidente në fushë. A keni pasur raste të tilla? 

Kampionati siç është i bukur, ka edhe rregullat e veta shumë strikte, ku çdo gabim i bërë nga lojtarët si për shembull ofendimet apo dhuna, ndëshkohet menjëherë me përjashtim nga aktiviteti. Deri tani nuk kemi pasur asnjë rast të tillë, përjashto këtu ndonjë rast të vogël me arbitrimin, por janë gjëra që ndodhin edhe në evente më madhore.

 Çfarë përfiton skuadra që arrin të shpallet kampione? 

Duke qenë se këtë vit është edhe viti i parë që organizojmë një kampionat të tillë, kemi menduar që ekipi fitues të përfitojë një fundjavë pushimesh në Greqi me shpenzimet të paguara nga kompania VAS Tours.

Renditja kampionati amator

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"