Dalje edhe Brojës? Poçetino e nis me dorë të hekurt te Çelsi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 23:51

Dalje edhe Brojës? Poçetino e nis me dorë të hekurt te Çelsi

Trajneri më i ri i Çelsit, Mauricio Poçetino, e ka nisur menjëherë me dorë të hekurt në “Stamford Bridge”. Nuk ka zgjedhje tjetër në fakt, teksa i duhet të reduktojë sa më shumë të jetë e mundur një skuadër ku ka 39 lojtarë.

LB-sport-Mauricio-Pochettino-chelsea-copy

Tekniku argjentinas e ka nisur nga huazimet, teksa vendimi i parë që ai ka marrë ka qenë refuzimi i Zhoao Feliksit. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i Atletikos, Enrike Serezo, i cili ka saktësuar se Çelsi nuk do të aktivizojë të drejtën e blerjes së kartonit të sulmuesit portugez, me portugezin që pritet të kthehet përsëri në Madrid. Feliks nuk do të jetë i vetmi në operacionin “fshesa” të Poçetinos.

armando-broja-speaks-with-raheem-sterling-as-chelsea-play-west-ham-at-stamford-bridge

Sipas mediave britanike vendin e tij e rrezikon dhe sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja. Me sa duket ai nuk pëlqehet nga trajneri i ri. Broja ka një kontratë deri në vitin 2027 dhe tani po vijon fazën e rikuperimit pas një dëmtimi të rëndë të pësuar në gju.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"