Dalin pamjet e fanelave të reja të Mançester Junajtid, klubi i qëndron besnik ngjyrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 13:56

Dalin pamjet e fanelave të reja të Mançester Junajtid, klubi i qëndron besnik ngjyrës

Mançester Junajtid po kalon një formë mjaft të mirë që pas rifillimit të kampionatit pas ndalesës nga pandemia. Ekipi i drejtuar nga Solskjaer ka arritur të futet në zonën e Ligës së Kampionëve pas rezultateve mjaft të mira në kampionat.

man utd fanellat

Së fundmi në internet po qarkullojnë disa foto sesi do duken fanellat e reja të Mançester Junajtid për sezonin e ri. Fanellat nuk janë bërë zyrtare nga klubi anglez, por po qarkullojnë në internet. Tek fanella e parë vihet re një sfond i madh i kuq, ngjyrë kjo që karakterizon klubin e Mançester Junajtid.

Fanellat janë publikuar nga “FootyHeadlines.com”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"