Çyrbja mezi pret nisjen e kampionatit: Do të përgatitemi mirë për Laçin, të vazhdojmë aty ku e lamë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2020 | 21:17

Çyrbja mezi pret nisjen e kampionatit: Do të përgatitemi mirë për Laçin, të vazhdojmë aty ku e lamë

Arbër Çyrbja ndihet i lehtësuar.  Tashmë që ka kaluar totalisht dëmtimin, është më në formë se kurrë. 

cyrbja
Mesfushori paralajmëron se 2020-ta do të jetë viti i Teutës, ndonëse e pranon që gara do të jetë e vështirë.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 26- vjeçari analizon edhe fazën përgatitore.
Arbër, si po shkojnë përgatitjet?

Gjendja e skuadrës është e mirë, besoj se edhe problemet me dëmtimet kanë kaluar. Po punojmë shumë këto kohë, kemi vënë disa gjëra në rrugën e duhur dhe shpresojmë të marrim frytet e punës.

Kaluat një dëmtim jo pak të lehtë në kofshë, jeni më mirë?

Kaloi. Jam i lumtur dhe me shumë energji pozitive. Të rrish pa luajtur është shumë keq, por tani jam rikuperuar dhe vij me një motivim të madh për t’u rikthyer më i fortë. Kemi ndeshje të vështira dhe duhet që të ndihmoj ekipin për të arritur objektivat në dy fazat e mbetura të këtij kampionati.

Keni edhe tri javë kohë për të qenë gati për Laçin.

Do të përgatitemi mirë për këtë ndeshje dhe shpresojmë të dalim me 3 pikë. Laçi është një skuadër shumë e fortë dhe kërkon vlerësim maksimal. Jam i bindur që do ta fillojmë 2020-ën aty ku e lamë 2019-ën, me fitore.
Çfarë note do t’i vendosnit Teutës për këto 17 javë të luajtura?

Teuta është duke bërë mirë deri më tani dhe mendoj se pavarësisht 4-5 ndeshjeve ku kemi hasur vështirësi për të shënuar, kemi një ekip solid dhe të organizuar. Por, me dy fitoret e fundit e kemi kaluar

momentin “jo”. Por, me gëzon edhe faza sulmuese, pasi kemi shënuar në ato raste që na janë dhënë.

Teuta-Partizani 1-0
Cili ka qenë rivali më i fortë?

Sigurisht që në këto 17 javë, ekipe si Teuta, Partizani, Tirana dhe Kukësi kanë qenë pak më mirë, por mendoj se të tjerat do të luftojnë me njëra-tjetrën. Është kampionat i balancuar dhe duhet të gjendet

forma më e mirë, por 3-4 skuadra do të luftojnë së bashku.
A do të jetë ky viti i Teutës?

Është e vështirë. Ky kampionat ka ekipe të forta. Ne do të luajmë dy ndeshje në shtëpi me Laçin dhe Bylisin. Shpresojmë të kemi pak fat. Në qoftë se do të jemi të bashkuar, do t’ia dalim. Unë kam besim te vetja dhe ekipi.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"