Cungu: Rëndësi kanë pikët, jemi të mbingarkuar, falenderoj Rapon për sakrificën që po bën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 16:25

Cungu: Rëndësi kanë pikët, jemi të mbingarkuar, falenderoj Rapon për sakrificën që po bën

Trajneri i Laçit Armando Cungu pranoi se më tepër rëndësi kanë sigurimi i pikëve sesa paraqitja në fushë.

bandicam 2020-02-29 16-16-54-653

Pas fitores në fushën e Luftëtarit me rezultatin 0-2 ditën e sotme, tekniku shkodran kujtoi se në ndeshjet kundër Kukësit në kampionat dhe Bylisit në Kupën e Shqipërisë, skuadra kurbinase nuk ka marrë maksimumin, megjithëse dominoi në lojë. Ai falenderoi futbollistin Donald Rapo për sakrificën e të luajturit jashtë pozicionit të tij natyral.

“Fitore pa lojë dominuese – Do të ishte ideale që loja të shoqërohej mre rezultatIN. Në plan të parë duhet t’i gëzohemi pikës së marrë.

Diçka duhet ndryshuar te loja e Laçit– Jemi një grup me djem shumë korrektë me lojtarë seriozë, megjithatë nuk kemi qenë aq të rrjedhshëm aq logjikë në dy ndeshjet e fundit. Kam parasysh me Kukësin në kampionat, por dhe Bylisin në Kupën e Shqipërisë, ku dominuam, por u eliminuam. Tani për mua kanë rëndësi rezultatet. Lojtarët nuk kanë mundësi të rifreskimit. Brenda 1 muaji kemi bërë 8 ndeshje, kemi takim dhe të mërkurën. Freskia është problemi, dihet që dhe tensioni e stresi nuk është i pakët. Nuk janë ndeshje të vështira kundër Flamurtarit dhe Luftëtarit.

Pozicioni i Rrapos – Jam dakord që Rrapo është jashtë pozicionit të tij. Rapo po sakrifikon, e falenderoj publikisht. Nuk kemi asnjë alternative tjetër. Mbrojtësi i majtë mori karton të kuq me Flamurtarin, kjo ishte mundësia e vetme ta aktivizoj Rrapon. Është lojtar inteligjent. Janë lëvizje të sforcuara”, përfundoi Cungu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"