Çudira shqiptare / “Air Albania”, stadiumi modern ku nuk mund të hysh pa shkuar te… “Selman Stërmasi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 17:26

Çudira shqiptare / “Air Albania”, stadiumi modern ku nuk mund të hysh pa shkuar te… “Selman Stërmasi”

Stadium modern, kushte të shkëlqyera për tifozët, por ata thjesht nuk kanë mundësi të hyjnë të ndjekin ndeshjet nëse nuk është kombëtarja. Kjo është tabloja e “Air Albania”. Stadiumi i ndërtuar me standardet më të larta, por ku pjesa sportive ndoshta është lënë pak në hije. Duket e pabesueshme por rreth 2 vite nga inaugurimi i tij, impianti më i madh në vend, nuk ka ende një sportel për biletat.

Air Albania stadiumi logo

 

I vetmi sportel biletash funksional në stadium është dyqani zyrtar i FSHF0-së, por aty mund të blesh vetëm për ndeshjet e përfaqësueses shqiptare. Kurse për ndeshjet e klubeve, biletaria e këtij dyqani nuk funksionon, ato duhet t’i blesh në… “Selman Stërmasi”.

Në ndeshjen e sotme mes Partizanit dhe Kukësit, tifozëve të cilët kishin ardhur direkt në stadium e kërkonin bileta, u bëhet e ditur se duhej të bënin një vrap të shpejtë rreth 1 kilometër më larg, për të blerë biletat te impianti tjetër kryeqytetas. Një absurditet në vetvete, që la shumë tifozë të pakënaqur e detyroi disa prej tyre që të humbnin startin e sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"