Çudira në futbollin shqiptar, Tirana rrit qiranë për të fituar në tavolinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 10:58

Çudira në futbollin shqiptar, Tirana rrit qiranë për të fituar në tavolinë

Kategoria e Dytë në futbollin shqiptar prodhon thuajse çdo javë ngjarje të çuditshme. E tillë është edhe ajo që ndodhi dje në ndeshjen Kevitani-Tirana B. Skuadra pritëse nuk ka një fushë të vetën dhe këtë sezon ka arritur akordin me Tiranën për t’i luajtur ndeshjet në “Skënder Halili”.

skender halili

Por, drejtuesit e klubit bardheblu kishin menduar diçka tjetër në sfidën e djeshme që Tirana B do të luante ndaj Kevitanit. Në një prononcim për gazetën, presidenti i Kevitanit, Artan Singa u shpreh: “Gjithmonë kemi paguar 100 mijë lekë të vjetër për ndeshje që luajmë në ‘Skënder Halili’.

41880618_1429353677198351_7576341633201864704_n

Kurse për sfidën e sotme(dje), drejtuesit e Tiranës kishin vendosur që ta rrisnin shifrën në 300 mijë. Një veprim i ulët dhe i padrejtë. Është turp që të përfitosh ndaj nesh në këtë mënyrë kur dihet që futbolli luhet për argëtim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"