Çështjet e nxehta te Kukësi/ Frashëri sherr me Cungun, Shkodra gjobitet për performancë të dobët

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 28, 2018 | 9:27

Çështjet e nxehta te Kukësi/ Frashëri sherr me Cungun, Shkodra gjobitet për performancë të dobët

Stivi Frashëri është një tjetër lojtar që ka probleme me klubin. Marrëdhëniet e klubit me lojtarin janë acaruar, e drejtuesit e klubit e kanë gjobitur e pezulluar për dy takime lojtarin. Gazeta mëson se ka qenë trajneri Cungu ai që e ka “përzënë” nga ekipi Frashërin, për shkak se ka pasur një debat me të në stërvitje, e fill mbas tij trajneri i ka bërë me dije lojtarit se për dy ndeshje ai nuk do të grumbullohet.

Frasheri

Në debat me lojtarin kanë hyrë dhe drejtues të tjerë të ekipit, të cilët e kanë kritikuar dhe këshilluar lojtarin që të jetë korrekt në stërvitje e të natyrisht të sillet mirë me trajnerin. Ka qenë presidenti Gjici që, me të marrë vesh situatën e ndodhur, ka urdhëruar gjobën me një rrogë mujore dhe pezullimin për dy ndeshje. Nëse rasti përsëritet, sanksionet do jenë më të rënda sipas kreut të klubit. E njëjta situatë është dhe me Valon Ethemin.

ethemi

Çështja e pagës së lojtarit është zgjidhur, nga 400 mijë lekë të vjetër që ai përfitonte deri tani, rroga i është bërë rreth 1 milion lekë të vjetër. Klubi nuk i fal lojtarit sjelljen, ku sipas burimeve të sigurta në klub lojtari do gjobitet me një rrogë mujore, për shkak se ka munguar me dashje në stërvitjen e së shtunës. Donjet Shkodra, i cili përveçse është gjobitur me 30 për qind të pagës mujore për performancë jo të mirë ndaj dy takimeve me Torpedon, tashmë ai është dënuar të kryejë stërvitje me Kukësin B.

Shkodra

Burime zyrtare në klub thonë për gazetën se Shkodra nuk është në planet e klubit, pavarësisht se trajneri Cungu e mohoi këtë fakt. Nuk ka asnjë përmirësim të marrëdhënieve mes klubit dhe lojtarit kosovar, pasi asnjëra prej palëve nuk tërhiqet nga pretendimet e veta. Kukësi kërkon ta largojë, ose të qëndrojë me përgjysmim page, Shkodra kërkon të largohet duke marrë dëmshpërblimin ose të qëndrojë me pagën që ka sipas kontratës aktuale, e cila i skadon vitin që vjen.






www.minuta90.com