Çela: Fitorja ishte rezultat i punës së Nicës, duhet të kuptojmë një gjë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 16:16

Çela: Fitorja ishte rezultat i punës së Nicës, duhet të kuptojmë një gjë…

Futbollisti i ndeshjes Kastrioti-Kamza, Çela, pas fitores është shprehur për “SuperSport”.

bandicam 2018-11-11 16-09-50-553
Ky është Kastrioti që duhet të shikojmë?

Kjo ndeshje ishte rezultuat i pasojës së 3-4 ndeshjeve që kemi zhvilluar. Ishte ndeshje e luftuar. E zgjidhur edhe me pak fat nga ana jotë. Kjo solli edhe golin e dytë dhe më pas ishte më e thjeshtë.

Kemi parë Kastriot sulmues, ndoshta është momenti të mbroni tani?

Ne duhet të kuptojmë diçka. Të mbrojmë të gjithë dhe të sulmojmë të gjithë. Golat kanë ardhur si pasojë e gabimeve individuale nga presion i madh që kanë. Stërvitjet vazhdojnë në mënyrë profesionale, edhe pagesat gjithashtu.

Çfarë ka ndrsyhuar pas ardhjes së Nicës ?

Unë kam punuar 5 vite te Laçi. Ai ka një mentalitet agresiv. Ka shumë pak kohë që është këtu, besoj e kjo fitore ishte rezultat i punës që ka bërë këto javë. Shpresoj të vazhdojmë kështu pasi kur s’ka rezultat bëhen gjërat të vështira.

Keni ndryshuar shumë partnerë në mbrojtje…

Ishte zgjidhje e trajnerit për të spostuar Domgjonin. Edhe Shehi e ka bërë punën shumë, edhe Marku. Shpresojmë të gjejmë vazhdimësinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"