Ceferin i alarmuar nga problemet në Federatën e Kosovës, mbështet presidentin Ademi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 18:20

Ceferin i alarmuar nga problemet në Federatën e Kosovës, mbështet presidentin Ademi

Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin paralajmëroi presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademin që të shmangen çdo lloj e papritur për të mos dëmtuar pjesëmarrjen e përfaqësueses së Kosovës në arenën ndërkombëtare futbollistike.

Ceferin Ademi

Gjatë ceremonisë së mbajtur në Varshavë me rastin e themelimit të Federatës Polake të Futbollit, drejtuesi i futbollit europian garantoi mbështetjen për Ademin si kryesues i FFK-së.Nga ana tjetër, zyrtarët e FFK-së i kërkuan Ceferinit që UEFA të mos marrë asnjë masë të ashpër ndaj Kosovës.

Ditën e djeshme, në disa media ballkanike (serbe, kroate dhe maqedonase) qarkulloi lajmi se Kosova rrezikonte seriozisht pjesëmarrjen në EURO 2020 dhe në aktivitete e tjera ndërkombëtare të futbollit për shkak të konflikteve të brendshme mes presidentit Ademi dhe disa klubeve, të cilat tentuan të realizonin shkarkimin e këtij të fundit nga detyra.

Vetë kapiteni i Kosovës Samir Ujkani reagoi nëpërmjet një letre të hapur ku bëri thirrje ‘’që të lihen mënjanë konfliktet personale në Federatë dhe të mos dëmtohen ëndrrat dhe sakrificat e shumë brezave të futbollit të Kosovës për realizimin e objektivave historike, siç është pjesëmarrja në kompeticionet madhore të futbollit’’. Njëkohësisht, u aludua se Kosova mund të skualifikohej nga ballafaqimi me Maqedoninë e Veriut në muajin në kuadër të sigurimit të biletës së fundit për të marrë pjesë në EURO 2020.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"