VIDEO/ Cana i bashkohet grupit, De Biazi pushime pas humbjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2016 | 17:12

VIDEO/ Cana i bashkohet grupit, De Biazi pushime pas humbjes

Futbollistët e Kombëtares shqiptare zhvilluan paraditen e së shtunës seancën e fundit stërvitore në Bergamo të Italisë.

IMG-20160603-WA0021Kuqezinjtë kryen një stërvitje të shkurtër në një fushë me bar sintetik për shkak të reshjeve të shiut dhe më pas bënë ushtrime fizike në palestër.

Grupit iu bashkua edhe kapiteni Lorik Cana, i zëvendësuar në fundin e pjesës së parë ndaj Ukrainës për shkak të një dëmtimi.

Untitled-82-470x325

Lorik Cana i shtrirë në fushë

Pas humbjes në miqësore një natë më parë (1-3), De Biazi u dha futbollistëve 24 orë pushim, duke mundësuar edhe takimin me familjarët.

Lojtarët pritet të grumbullohen të dielën në mbrëmje për t’u nisur më pas me çarter drejt Francës për finalet e Europianit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"