Bylis ëndërron Kupën falë tij, kush është “heroi i heshtur” i mallakastriotëve?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 23:03

Bylis ëndërron Kupën falë tij, kush është “heroi i heshtur” i mallakastriotëve?

Nëse në Ballsh shohin sot ëndrra me trofeun e Kupës (shorti u rezervoi Tiranën), kjo ndodh edhe sepse portieri Festim Miraka bëri një paraqitje të jashtëzakonshme kundër Skënderbeut të mërkurën në mbrëmje. Pa ua hequr meritën asnjërit prej lojtarëve që zbritën në fushë në atë barazim dramatik 1-1, gardiani 32-vjeçar ishte ai që ra më së shumti në sy me pritjet vendimtare.
MIRAKAA
Miraka mbetet një lojtar i rëndësishëm për ekipin ballshiot dhe këtë e ka vërtetuar gjatë gjithë sezonit, sepse sa herë i është dashur të zbresë në fushë si titullar, ka dhënë më të mirën. Pikërisht për këtë, jo vetëm që konkurron ndershmërisht dhe me shumë seriozitet pozitat e Hidit, por pritet që të jetë një verë e nxehtë për të sa i përket edhe interesimit që kanë klubet e tjera.

Shqipëria i ka me pikatore portierët e zotë dhe me eksperiencë, ndaj edhe Miraka me paraqitjet e fundit ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave. Natyrisht, ai mbetet i përqendruar te Bylisi në këto momente dhe tek arritja e objektivave me ballshiotët, por duhet pranuar se ky është momenti i tij.

E sigurt është se kushdo që do ta telefonojë gjatë verës, duhet më parë të bëjë llogaritë me Kapllanajn, që zor se do të lejonte t’i ikte një lojtar me përvojë sezonin e ardhshëm. Dovedan pritet t’i besojë Mirakës edhe në ndeshjen e radhës që Bylisi do ta luajë kundër Kukësit të dielën në Elbasan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"