Buzëqesh futbolli italian, pritet vetëm një firmë për të kënaqur tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 19:32

Buzëqesh futbolli italian, pritet vetëm një firmë për të kënaqur tifozët

Shumë shpejt, stadiumet e futbollit në Itali do të mund të përfitojnë nga një kapacitet i shtuar ndjeshëm duke pasur parasysh masat anti-COVID. Sipas mediave italiane, qeveria është gati të firmosë dekretin që do të çojë në 75% kapacitetin e lejuar për stadiumet e futbollit.

Serie A Covid

Sipas burimeve të ANSA, plani i qeverisë është që në ditët në vijim të hapë dritën e gjelbër që në stadiumet e futbollit të ketë 75% kapacitet të lejuar, nga 50% që është aktualisht. Ndërkohë, për impiantet sportive që janë ambiente të mbyllura, do të ketë një rritje nga 25% në 50%.

Pritet që në ditët në vijim të ketë një mbledhje tjetër ku të zyrtarizohet ndryshimi, i cili pritet të hyjë në fuqi para ndeshjeve finale të Ligës së Kombeve që zhvillohen në Milano dhe Torino nga data 6, deri më 10 tetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"