“Buzëqesh” Daja, ndaj Luftëtarit ka 2 rikthime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 12:23

“Buzëqesh” Daja, ndaj Luftëtarit ka 2 rikthime

Titullarët shpërblehen me një ditë pushim. Pas fitores me Kukësin, trajneri Ilir Daja la dje pushim lojtarët titullarë që u aktivizuan në këtë ndeshje. Ndërsa, lojtarët e stolit dolën në stërvitje.

musta

Sot pritet që të nisin përgatitjet anti-Luftëtar me grupin e plotë. Skuadra do të kërkojë tri pikët e radhës në kampionat të mërkurën.

Batha

Për sfidën ndaj gjirokastritëve Daja do të ketë në dispozicion mbrojtësin Emiljano Musta dhe mesfushorin, Idriz Batha, që kthehen nga pezullimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"