Bujar Shehu: Fitoi sporti, urime kampionëve kuqeblu!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2014 | 11:20

Bujar Shehu: Fitoi sporti, urime kampionëve kuqeblu!

Bujar ShehuTrajneri i nënkampionëve të Shqipërisë u shpreh se Vllaznia e meritoi titullin kampion. “Ishte një ndeshje e bukur! Sfida kishte shumë emocione. Në u përpoqëm që ta fitonim titullin kampion, por nuk ia arritëm qëllimit. Vllaznia ka një skuadër të mirë dhe ka zhvilluar po ashtu një sezon shumë të mirë. Shkodranët them se e merituan këtë fitore në finale të tretë, edhe pse ne e nisëm më mirë dhe arritëm që ta mbanim në ankth Shkodrën. Publiku tregoi interes të madh, çka është një gjë shumë pozitive. Ashtu si sot njerëzit duhet të kthehen te sporti, duhet të kthehen te basketbolli. Shpresojmë që edhe sezonin tjetër të bëjmë një kampionat të mirë dhe të jemi sërish në finale, por tashmë për ta fituar titullin kampion. Ajo çka dua të them, është se sot fitoi basketbolli, fitoi sporti. Dua të uroj skuadrën e Vllaznisë për këtë sukses që e arrin pas 14 viteve”, – u shpreh trajneri i Tiranës, Bujar Shehu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"