Botërori i Almatisë, Brahja e mbyll e nënta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2014 | 19:26

Botërori i Almatisë, Brahja e mbyll e nënta

Shqiponja BrahjaFundi i konkurrimit në baterinë A të peshës 48 kg e klasifikoi peshëngritësen e Kombëtares shqiptare, Shqiponja Brahja, në vend të 9-të në Botërorin e të rriturve të Almatisë mes 27 konkurrenteve (ndërsa dy u skualifikuan në dygarësh). Dygarëshi prej 173 kg, përkatësisht 78 kg në shkëputje dhe 95 në shtytje ka qenë një rezultat i kënaqshëm për më të vjetrën e peshës 48 kg. Konkurrentja e datëlindjes 1973 la pas vetes në renditje edhe peshëngritëse të baterisë A dhe B. Kampione e botës u shpall kinezja Tan Yaun me 194 kg në dygarësh. Pas konkurrimit Brahja tha për faqen zyrtare të Botërorit: “Jam shumë e lumtur që arrita një rezultat pozitiv pasi munda të përmirësoj rekordin tim personal me 5 kg. Jam e kënaqur me performancën time”, tha Brahja. Ndërsa Emanuel Lushi në peshën 62 kg, bateria D nuk u kualifikua në dygarësh. Titullin e kampionit të botës e fitoi koreani Kim Un Guk me 325 kg të ngritura në total.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"