Bonuse të padhëna, Nejmar kërkon 60 milionë euro nga Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 18:23

Bonuse të padhëna, Nejmar kërkon 60 milionë euro nga Barcelona

Pak ditë më parë u raportua se Nejmar do të rinovojë kontratën me skuadrën e PSGsë për 5 vitet e ardhshme, por kjo nuk i ndalon kandidatët për presidentë që të ëndërrojnë transferimin e brazilianit.

nejmar

Figura e tij do të përdoret nga këta të fundit si një premtim që të fitojnë. Strategjia e Barcelonës është ofrimi i Grizmanit dhe Dembelesë për sulmuesin brazilian. Por nga ana tjetër, vetë Nejmar pretendon afro 60 milionë euro nga skuadra e Barcelonës si bonuse të padhëna gjatë kohës që ishte në klubin katalanas dhe rinovoi kontratën e tij. Lufta ligjore mes palëve nuk ka përfunduar kurrë.

Nejmar nuk po kalon një moment të mirë, pasi u grumbullua nga trajneri Tite për ndeshjet eliminatore të Brazilit, por rezultoi i dëmtuar. Kombëtarja e mori me çarter nga Parisi për t’i bërë testet dhe provat, nga rezultoi që ai nuk mund të rikuperohet për këto dy ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"