Bonus për titullin e 25-të te bardheblutë, çfarë u ka premtuar lojtarëve presidenti Halili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2020 | 23:53

Bonus për titullin e 25-të te bardheblutë, çfarë u ka premtuar lojtarëve presidenti Halili

Të gjithë e dinë se fitimi i titullit kampion do të kënaqë jo vetëm tifozët dhe lojtarët. Edhe pse ndoshta akoma nuk është qartësuar çështja e rrogave për të gjithë Superioren, lojtarët dhe stafi i Tiranës mbushin xhepat nëse ia dalin që të fitojnë titullin kampion.

Halili Tirana

Në shumicën e kontratave dhe ato që ka premtuar presidenti Refik Halili, të gjithë do të shpërblehen nga 15 deri në 30 për qind të kontratës nëse pas 11 vitesh sjellin titullin këtë kampionat.

Minimalja është që skuadra në masë të marrë të paktën 15 për qind më shumë para, por ka disa lojtarë që marrin edhe një të tretën e kontratës nëse plotësojnë dëshirën e tifozëve bardheblu. Presidenti Refik Halili ua ka bërë të qartë se nëse e arrijnë këtë objektiv, do të marrin atë që u takon.

Muca Tirana

Më e titulluara në Shqipëri, skuadra e Tiranës, feston sivjet 100-vjetorin e themelimit dhe njëkohësisht duke hyrë në vitin jubilar. I themeluar në datën 15 gusht të vitit 1920, klubi bardheblu ka ndryshuar disa herë emrin gjatë historisë, megjithatë sukseset kanë qenë të shumta për ta.

Në vitet e fundit, Tirana e ka humbur jo pak shkëlqimin e saj, duke rënë edhe nga kategoria, e madje rrezikoi shumë edhe sezonin e shkuar. Drejtuesit e klubit bardheblu po punojnë që në 100-vjetor të rikthehen te trofetë, por duke premtuar edhe shumë para…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"