“Bomba” e merkatos së Çelsit, Konte kërkon yllin e Lestërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2017 | 10:44

“Bomba” e merkatos së Çelsit, Konte kërkon yllin e Lestërit

Lajmi që jep “Mirror” është i bujshëm. Antonio Konte dëshiron Xhemi Vardinë te Çelsi. Morata nuk u mjafton kampionëve të Anglisë dhe pas largimit të Diego Kostës, trajneri italian kërkon një sulmues që e njeh shumë mirë kampionatin anglez.

Vardi

E kush më mirë se Xhemi Vardi, bomberi i “dhelprave” të Leiçesterit, i cili është edhe pjesë e kombëtares angleze. Vardi ishte shumë pranë Arsenalit verën e shkuar, por ai refuzoi që të largohej nga skuadra kampione.

Vardi

Por në “Stamford Bridge”, ai do të gjente ish-shokun e skuadrës, Kante dhe me shumë mundësi edhe Drinkuotërin, të cilin Konte e kërkon për të zëvendësuar Matiçin. Ndërkohë që për Kostën, në garë veç Atletikos kanë hyrë edhe Monako dhe Marseja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"