“Bomba” e Edi Rejas: Broja nuk ka pasur sjellje shumë pozitive. Nuk bëhet pjesë e grupit kush nuk…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2021 | 23:59

“Bomba” e Edi Rejas: Broja nuk ka pasur sjellje shumë pozitive. Nuk bëhet pjesë e grupit kush nuk…

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka lëshuar një paralajmërim të qartë se personazhi i momentit për futbollin shqiptar, Armando Broja, nuk është në majën e listës së preferencave të tij nëse nuk ndryshon sjellje. Duke folur për RTSH, Reja theksoi se Broja duhej të mendonte të ndryshonte mënyrën e lojës nëse dëshironte një vend në rreshtim.

broja reaj

“Broja nuk ka pasur sjellje shumë pozitive së fundmi, për dëmtime apo për mënyrën e sjelljes. Ai është një djalë që ka potencial, por flitet shumë për të. Mua nuk më pëlqen të flas individualisht, flas për Shqipërinë e për të gjithë, nuk ka një lojtar më të fortë. Kemi bërë rezultate për meritë të skuadrës.

Për potencial mund të jetë shumë i vlefshëm por duhet të përmirësohet shumë në sjellje. Unë i pres të gjithë, i kam krahët e hapur dhe i përqafoj të gjithë, nuk përjashtoj asnjë/ Por sjelljen dhe punën për ekipin duhet ta bëjnë të gjithë. Ka dy faza, kur ke apo jo topin, unë dua lojtarë që interpretojnë njëlloj të dy fazat dhe lojtarët e dinë mentalitetin tim. Kush nuk punon për ekipin nuk mund të bëhet pjesë e këtij grupi”, tha Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"