Bllokimi i merkatos së Skënderbeut. Afrimet, ende një… dëshirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2024 | 17:47

Bllokimi i merkatos së Skënderbeut. Afrimet, ende një… dëshirë

Asnjë lëvizje konkrete në merkaton e Skënderbeut, por qoftë në hyrje apo në dalje. Klubi duhet të zgjidhë problemet e lindura nga bllokimi i merkatos së janarit, para se të mendojë për të përforcuar ekipin në pjesën e dytë të sezonit.

skenderbeu

Skënderbeu vijon të jenë të bllokuar për regjistrimin e lojtarëve të rinj, nisur nga vendimi që ka dhënë Komisioni i Disiplinës, që e urdhëron Skënderbeun të shlyejë Dejvi Bregun.

Ish-fantazisti i korçarëve ka fituar gjyqin në FSHF ndaj klubit për një shumë prej 37 mijë eurosh dhe deri në përmbushjen e këtij detyrimi, Skënderbeu nuk federon dot asnjë lojtar të ri. Kësisoj, afrimet në skuadër deri më tani kanë mbetur thjesht dëshirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"